Andi Lila bën ‘skanerin’ e Kombëtares: Ka strategji afatgjatë

Andi Lila bën ‘skanerin’ e Kombëtares: Ka strategji afatgjatë

12:01, 15/10/2019

Andi Lila, i cili këtë sezon është rikthyer në Shqipëri për të veshur fanellën e Tiranës, edhe pse prej dëmtimit ende nuk ka arritur të debutojë, ka folur në emisionin “Pressing në ABC News” për paraqitjet e ekipit Kombëtar.

Lila është shprehur se Kombëtarja ka një trashëgimi të mirë dhe është në duar të sigurta, ndërsa tha se tekniku Edi Reja po bën një punë të mirë.

“Ndeshja ndaj Moldavisë? Përderisa bëmë një ndeshje shumë të mirë kundër Turqisë, ishte koha për të marrë rezultat. Skuadra po rritet avash-avash. Trajneri Reja ka kuptuar se me 3-5-2, pasimi duhet të jetë shumë i shpejtë, ekipi duhet të jetë më atletik. Kjo është një strategji afatgjatë dhe lojtarët duhet të përshtaten me këtë skemë.

Trajneri u ndryshua në mes dhe duhet kohë përshtatje. Mendoj se është në rrugën e duhur. Shpresoj të vazhdojmë në të njëjtat ritme edhe në dy ndeshjet e mbetura. Duhet parë edhe drejt sezonit të ri. Kanë djem të ri. Pashë Trashin dhe m’u bë qejfi, pasi edhe nga kampionati shqiptar dalin lojtarë që paraqiten mirë në formacion në kombëtare.

Duhet parë nga moshat e reja, tek akademitë dhe futbolli jonë të rritet. Në çdo fushë të jetës ka cikle. Për disa do mbarojë një ditë. Kombëtarja ka një trashëgimi të mirë. E thashë, duhen parë nga të rinjtë, edhe nga ata në vend. Edhe ata që kanë emigruar në vitet ’90. Shumë lojtarë luajnë në ekipe të mira moshash. Po rriten gradualisht në akademitë më të mirë. Kombëtarja është në duar të sigurta. Edhe Reja po bën një punë të mirë, edhe pse unë nuk kam punuar me të. E shikoj nga jashtë Rejën dhe më duket pozitiv.

Me Francën mori përgjegjësitë dhe kjo i bën lojtarët të japin 100 për qind dhe 10 për qind për trajnerin. Si Xhani De Biazi është vështirë të rikthehet. Është i vetmi që e ka çuar në Europian.

Me trajnerin Panuçi kishim marrëdhënie normale, ishte serioz. Nuk pati rezultate dhe u largua. Më pëlqen moduli 3-5-2 dhe duhet të luhet edhe te moshat ashtu, pasi kur vijnë tek ekipi i parë e kanë më të lehtë. De Biazi luante me 4-3-3 klasike. Lojtarët i kemi dhe kombëtarja e ka të ardhmen e sigurt”, u shpreh Lila.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco