Talenti i Barcelonës tregon momentin kur mori ftesën nga Spanja: Kisha dalë me shokët...

Talenti i Barcelonës tregon momentin kur mori ftesën nga Spanja: Kisha dalë me shokët...

11:45, 15/10/2019

Ansu Fati është njeriu i momentit në Spanjë. Në moshën 16-vjeçare i ka mahnitur të gjithë me performancat e tij me fanellën e Barcelonës dhe siguroi një ftesë nga kombëtarja e Spanjës U-21.

Ai falënderon federatën për sforcon që bëri dhe thotë se prej kohësh donte të ishte pjesë e Spanjës.

Është një nder dhe krenari e madhe për mua që të vesh këtë fanellë. Unë kisha dalë me shokët e mi kur më telefonon babai dhe më thotë: ‘E ke parë çfarë ka ndodhur? Të kërkon Spanja’. Nuk e prisja këtë grumbullim, por i braktisa shokët me mirëkuptim dhe u nisa menjëherë në Madrid për t’u pajisur me dokumentet. Jam shumë i kënaqur me veten time dhe duhet të vazhdoj të punoj maksimalisht”, thotë Fati.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco