‘Urime!’/ Challandes përshëndet në gjuhën shqipe suksesin e Kosovës

‘Urime!’/ Challandes përshëndet në gjuhën shqipe suksesin e Kosovës

11:06, 15/10/2019

Ka qenë deri diku i kënaqur Bernard Challandes pas suksesit që Kosova arriti me rezultatin 2-0 ndaj Malit të Zi, një ndeshje që sipas trajnerit zviceran dardanët duhet ta “vrisnin” më shpejt.

“Nëse kemi kaq shumë raste, normalisht duhet të realizojmë. Skuadra ka luajtur ndeshje të mirë. Kemi pasur shumë raste, nuk kemi shënuar, por nuk kemi pësuar në anën tjetër. Ndoshta është dashur ta vrasim ndeshjen më herët, por jam shumë i kënaqur. Më pëlqeu puna mesfushës dhe mbrojtjes, presingu që kemi bërë. Kemi mbajtur topin, kemi bërë futbollin tonë me pasime të shkurtra, po ashtu me situata në krah, por vetëm përfundimi i aksionit nuk ka qenë më i mirë”.

Ai tha pastaj në gjuhën shqipe: “Urime!”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco