Historike! Fitorja me goleadë e Shqipërisë vendos rekordin e ri të përfaqësueses

Historike! Fitorja me goleadë e Shqipërisë vendos rekordin e ri të përfaqësueses

23:50, 14/10/2019

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka vendosur sot një rekord të ri sa u përket eliminatoreve në Kampionate Botëror apo Europian.

Pas fitores 4-0 ndaj Moldavisë, kuqezinjtë kanë vendosur edhe një shifër të re sa u përket golave të shënuar në një edicion.

Kështu, goli i Rei Manajt në minutën e 90 ishte i 14-ti në një eliminatore për kuqezinjtë, si asnjëherë më parë në historinë e saj.

Rekordi i mëparshëm ishte ai i eliminatoreve të Europianit të vitit 2008, kur Shqipëria e drejtuar nga Oto Bariç mbylli edicionin me 12 gola të shënuar në bilancin e saj pas 12 ndeshjeve të zhvilluara.

Tashmë, me 14 gola në vetëm 8 ndeshje, ky rekord është lënë pas dhe mundet vetëm të përmirësohet, duke llogaritur që kemi edhe dy sfida të tjera për të luajtur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco