Fitore spektakolare ndaj Malit të Zi, Kosova vijon ëndrrën e kualifikimit

Fitore spektakolare ndaj Malit të Zi, Kosova vijon ëndrrën e kualifikimit

22:52, 14/10/2019

Kombëtarja e Kosovës marrë një fitore të rëndësishme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” mposhtën 2-0 përfaqësuesen e Malit të Zi në ndeshjen e vlefshme për Grupin A eliminator në Euro 2020.

Pesë minutat e parë të ndeshjes, filluan me një dominim të lehtë të skuadrës mike, me Kosovën që tregohej e kujdesshme në daljet e para.

Vetëm 10’ minuta i mjaftuan Amir Rrahmanit që të dërgonte topin në rrjetë.

Në minutën e 34’, Kosova dyfishoi avantazhin 2-0, kur Vedat Muriqi ndëshkon Malin e Zi.

Me këtë fitore, Kosova numëron 11 pikë dhe renditet në vendin e tretë në grup, me vetëm një pikë më pak se Çekia e vendit të dytë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco