Tifozët e Celtic habiten nga xhonglimet e Metës: Presidenti më i lezetshëm në botë!

Tifozët e Celtic habiten nga xhonglimet e Metës: Presidenti më i lezetshëm në botë!

18:09, 14/10/2019

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shfaqur dje talentin e tij në rrjetet sociale. Kreu i shtetit publikoi një video duke xhongluar topin, teksa mbante të veshur fanellën e skuadrës së Celtic.

Ai shkroi: Përshëndetje të gjithë tifozëve të mrekullueshëm të ‘Celtic FC’, nga brigjet e Durrësit! Përshëndetje!’.

Sigurisht një gjë e tillë nuk kushte si të mos vihej re nga tifozët skocezë. Portali i njohur ‘The Scotich Sun’, ka publikuar disa nga komentet pikante të tifozëve skocezë, të cilët vlerësuan përpjekjet e presidentit të Shqipërisë.

 ‘Ndoshta ju jeni presidenti më i lezetshëm në botë ahha’, ka shkruar njëri prej fansave.

Ndërkohë që një tjetër më poshtë ka shtuar: ‘Të firmosë për Celtic’.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

TIFOZI dt 14 tetor 201914/10/2019 19:53

Xhongler i madh ky presidenti ynë : Në politikë e dinim që ishte sepse triplonte njëherë majtas dhe njëherë djathtas. Por në futboll nuk na kishte shkuar ndonjëherë ndërmënd të bënte këtë "xhonglim" fantastik në këto ditë të vështira për të, kur xhonturqit e rinj e politikës shqiptare i janë vërsulur për ta shkarkuar....

Shto koment

Denonco