Shkarkohet Sulejman Starova, Laçi zgjedh trajnerin e ri...

Shkarkohet Sulejman Starova, Laçi zgjedh trajnerin e ri...

17:59, 14/10/2019

Laçi bëhet me trajner të ri.

Sulejman Starova, pas tre barazimeve radhazi me Flamurtarin, Luftëtarin dhe Bylisin, është larguar nga krubinasit.

Drejtuesit e Laçit me shumë mundësi e kishin përgatitur lëvizjen dhe më pas kanë zgjidhur marrëveshjen me Starovën.

Armando Cungu është zgjedhja e Laçit. Shkodrani rikthehet te bardhezinjtë, klub me të cilin ka fituar Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën në vitin 2015. A

Ai do të drejtojë Laçin në ndeshjen e radhës në transfertë kundër Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco