Formacioni i Shqipërisë kundër Moldavisë, ja risia dhe ndryshimet e Edi Rejës!

Formacioni i Shqipërisë kundër Moldavisë, ja risia dhe ndryshimet e Edi Rejës!

17:45, 14/10/2019

Edi Reja kërkon fitoren në Moldavi dhe ndryshimet drastike në formacion nuk e bindin për të dalë me tri pikë. Nëse dje në stërvitjen e fundit la të kuptohej se do të kishte të paktën katër lëvizje në formacion, krahasuar me atë ndaj Turqisë, sot italiani është me ide të reja.

“Panorama Sport” zbulon se në mbrojtje nuk ndryshon asgjë, teksa do të luhet sërish me tre, pikërisht Ismajlin, Dermakun dhe Gjimshitin.

Nga krahun e djathtë do të jetë sërish Veseli, me Roshin që do ta nisë nga stoli. Ndryshimi i vetëm është në mesfushë, aty ku Reja ka ulur në stol kapitenin Memushaj për t’i bërë vend Abrashit, ndërsa në krahun e majtë është edhe risia më e madhe. Trajneri nuk ka preferuar Lenjanin, por Lorenc Trashin e Partizanit.

Për majtoshin nga Gramshi kjo do të jetë ndeshja e tij e parë si titullar me fanellën kuqezi. Ndërkohë, edhe sulmi mbetet i njëjtë me dyshen Manaj-Cikalleshi, me Rejën që mendon se është gjetur stabilitet.

Trajneri ka falur rastet e humbura në Turqi, duke i dhënë një tjetër shans Manajt, ndërsa kështu ka vepruar edhe me Strakoshën, edhe pse për portën gjithçka mbetet e hapur deri në momentet e fundit.

Italiani është i dyzuar për të rikthyer Berishën titullar apo për të mos demoralizuar Strakoshën, që vjen pas një gabimi. Edhe Marash Kumbulla që mendohej titullar në mbrojtje, do ta nisë nga stoli, por në pjesën e dytë me siguri do të marrë minuta.

Shqipëria 3-5-2, formacioni i mundshëm:

------------------ Strakosha ---------------------

Ismajli --------- Dermaku --------- Gjimshiti

Veseli - Gjasula - Abrashi - Bare - Trashi

----------- Manaj ---- Cikalleshi --------------

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco