Shqipëria U19 fiton ndaj Polonisë, shënon edhe sulmuesi i Bayern-it

Shqipëria U19 fiton ndaj Polonisë, shënon edhe sulmuesi i Bayern-it

17:14, 14/10/2019

Shqipëria U19 ka fituar përballjen miqësore ndaj të njëjtës grupmoshë të kombëtares polake.

Të besuarit e Nevil Dedes janë treguar superiorë duke fituar me rezultatin 3-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Ka qenë sulmuesi i Tiranës, Ernest Muçi që udhëhoqi Kombëtaren Shqiptare drejt suksesit, duke kaluar në avantazh kuqezinjtë në minutën e 31-të dhe më pas në të 53-ën gjeti golin e dytë personal dhe dyfishoi shifrat.

Skuadra polake reagoi në minutën e 80’ dhe rihapi takimin me golin e Bialek, por talenti shqiptar që luan me Bayernin e Mynihut, Marvin Çuni gjeti edhe golin e tretë për kuqezinjtë.

Me këtë rezultat përfundon takimi duke vulosur suksesin e kuqezinjve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco