De Ligt: Dikur te Ajaxi isha i pathyeshëm, kurse tani jo!

De Ligt: Dikur te Ajaxi isha i pathyeshëm, kurse tani jo!

16:28, 14/10/2019

Qendërmbrojtësi i Juventus, Matthijs de Ligt, ka folur për vështirësitë me të cilat po përballet tek Juventusi.

Në një reagim për mediat pas fitores 2-1 të marrë nga Holanda kundër Bjellorusisë, De Ligt, thotë se kur ishte pjesë e Ajaxit ishte i pathyeshëm.

"Nuk jam akoma në maksimumin e formës, por do ta arrij duke luajtur", ka thënë 20-vjeçari.

"E vetmja gjë që mund të bëj është të punoj dhe të mësoj nga shokët e mi të skuadrës. Tek Ajax ndihesha i pathyeshëm, ndërsa tani jo dhe aq".

"Kam më pak besim ne vete në krahasim me sezonin e kaluar. Tek Juventus është gjithçka e re, por po përmirësohem nga dita në ditë", përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco