Peter Çeh debuton si portier hokeji

Peter Çeh debuton si portier hokeji

15:03, 14/10/2019

Vetëm pak muaj më parë Peter Çeh, deklaroi tërheqjen nga futbolli në moshën 37-vjeçare.

Portieri çek ishte një garanci midis dy shtyllave, teksa prej disa vitesh ndërtoi një cikël fitues te Çelsi, të cilin e filloi me Murinjon.

Megjithatë pasi i dha fund futbollit të luajtur, Çeh tashmë ka nisur karrierën në një sport tjetër.

Ditën e djeshme, ish-lojtari i Çelsit dhe Arsenalit, ka debutuar me Guilford Foniks, në sportin e hokejit.

Çeku ishte një garanci midis portave të skuadrës së tij, ku tregoi një formë shumë të mirë, duke bërë disa pritje vendimtare.

Mesa duket lojtari do të ketë të njëjtin sukses siç kishte në futboll, edhe në hokej ku ai tashmë është në hapat e parë të karrierës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco