Manchester United nis kontaktet me Barcelonën për Ivan Rakitic

Manchester United nis kontaktet me Barcelonën për Ivan Rakitic

13:46, 14/10/2019

Ivan Rakitic me shumë mundësi do të largohet nga Barcelona me hapjen e merkatos së janarit.

Mesfushori kroat nuk po gjen hapësira në “Camp Nou” që pas ardhjes së mesfushorit holandez, Frenkie De Jong, ndaj dhe vetë ai është bindur se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Valverde.

Edhe në verë u fol shumë për një largim të tij nga katalanët, por mesfushori insistoi se dëshironte të qëndronte. Fillimi i këtij sezoni ka treguar se qëndrimi në “Camp Nou” ka qenë një vendim i gabuar i kroatit, pasi përpara tij trajneri Valverde, përveç De Jongut preferon edhe Arturo Vidalin.

Skuadrat e interesuara për Rakiticin janë Interi, që e kërkoi edhe në verë, dhe Manchester United.

Pikërisht drejtuesit e klubit anglez kanë nisur kontaktet me Barcelonën në mënyrë që të gjejnë një akord për transferimin e kroatit në “Old Trafford” në merkaton e janarit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco