Boksieri amerikan Patrick Day, është në gjendje kritike për jetën pasi u rrëzua brutalisht nga Charles Conwell gjatë duelit mes tyre të shtunën në mbrëmje
Day u rrëzua dy herë në tapet, para se të humbte me “Knock out” në raundin e 10-të pasi Conwell i dha një goditje të fortë me të djathtën pas veshit dhe një të majtë në nofull.
27-vjeçari mori ndihmën e parë për disa minuta në ring, për t’u dërguar më pas me urgjencë në spital, ku mbërriti në gjendje të vetëdijshme, por më vonë situata u përkeqësua.
Ai kishte nevojë urgjente për ndërhyrje kirurgjikale në tru, por të dielën ka rënë në gjendje kome.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: