Ish-lojtar i Kombëtares: Strakosha njësoj si babai i vet, edhe ai na ndëshkonte...

Ish-lojtar i Kombëtares: Strakosha njësoj si babai i vet, edhe ai na ndëshkonte...

21:49, 13/10/2019

Kundër Moldavisë ka shënuar edhe Salvador Kaçaj. Ish-mesfushori lezhjan ka realizuar golin e dytë në ndeshjen e parë, që kuqezinjtë e fituan me rezultatin 3-0 më 29 mars 1995 në “Qemal Stafa”, e vlefshme për eliminatoret e Europianit 1996.

Më pas ata fituan edhe në transfertë me rezultatin 3-2 ndaj moldavëve më 7 qershor 1995. Në një bisedë me “Panorama Sport”, ish-futbollisti i Besëlidhjes, Skënderbeut, Omonia Nikosias dhe Vllaznisë, thotë se tani Kombëtarja është shumë më ndryshe.

“Atëherë luanim më me shpirt, por mendoj se kishim edhe më shumë talent. Më thoni pak kush është sot në nivelin e Rudi Vatës, Sulejman Demollarit, Sokol Kushtës, Hysen Zmijanit, etj? Atëherë nuk kishim kushtet që kanë këta djemtë sot, por ama luanim për fanellë. Mua më pëlqeu ndeshja kundër Turqisë me thënë të drejtën, por na ndëshkoi Strakosha. Njësoj si babai i vet, edhe ai na ndëshkonte në ndeshjet e mëdha. Për fat të keq historia përsëritet…”, ka thënë ndër të tjera, Salvador Kaçaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco