Argjentina rezultat tenistik ndaj Ekuadorit

Argjentina rezultat tenistik ndaj Ekuadorit

18:17, 13/10/2019

Argjentina dhuroi spektakël në miqësoren e zhvilluar në Elche ndaj Ekuadorit.

Skuadra e drejtuar nga Lionel Scaloni fitoi me rezultatin 6-1 ndaj rivalëve nga Amerika e Jugut.

Një ndeshje e dominuar nga Argjentina në të cilën kombëtarja abliceleste arriti të realizonte tre herë që në pjesën e parë me Lucas Alarion, autogolin e Espinozës dhe penalltinë e fituar nga Lautaro Martinez dhe të kthyer në gol nga Leandro Paredes.

Në fillimin e pjesës së dytë Ekuadori realizoi një supergol me një goditje standarte nëpërmjet Mena Rodriguez, por Pezzella në të 66-ën dhe Nicolas Dominguez e Lucas Ocampos me golat e tyre në 10 minutat e fundit fiksuan rezultatin përfundimtar të kësaj sfide.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco