Dëmtim i rëndë, mediat italiane: ‘Ylli’ i Interit rrezikon të mbyllë sezonin!

Dëmtim i rëndë, mediat italiane: ‘Ylli’ i Interit rrezikon të mbyllë sezonin!

16:35, 13/10/2019

Lojtari i Interit, Alexis Sanchez ka pësuar një dëmtim mjaft të rëndë gjatë ndeshje me kombëtaren e Kilit.

Sipas medieve italiane, sulmuesi i huazuar nga Manchestëer United rrezikon që të mbyllë sezonin edhe pse momentalisht ende nuk janë bërë ekzaminimet e specifikuara për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

Alexis mund të ketë dëmtuar ligamentet e gjurit një dëmtim i rëndë që kërkon kohë të gjatë rikuperimi.

30 vjeçari ka bërë vetëm 4 paraqitje me fanellën e Inter, ku ka shënuar një gol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco