Juventusi shfaq interes për sulmuesin norvegjez

Juventusi shfaq interes për sulmuesin norvegjez

15:43, 13/10/2019

Megjithëse ka vite që fiton kampionatin italian, dëshira e Juventusit është të fitojë Champions League.

Drejtuesit janë të vetëdijshëm që diçka i ka munguar për t’ia arritur. Dhe pengu i tyre i vetëm është sulmi.

Ëndrra e Juventusit, në verë ishte Mauro Icardi ndërkohë që u tentua jo pak edhe Herry Kane, por pa arritur në një marrëveshje. Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se Juventusi ka vendosur të ndryshojë objektiv sa i përket merkatos së verës dhe nuk do të tentohet më për Icardin dhe Kane.

Prioritet për bardhezinjtë do të jetë talenti i Salzburgut, Erling Haland i cili po kalon një moment fantastik me skuadrën. Talenti norvegjez, është tashmë në radarët e skuadrave më të mëdha në Europë dhe në verë, pritet që kartoni i tij të arrijë në shifra të frikshme, gjithmonë nëse vazhdon me këtë ecuri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco