Neuer vs Ter Stegen, Altintop: Ky është një debat luksi!

Neuer vs Ter Stegen, Altintop: Ky është një debat luksi!

13:16, 13/10/2019

Prej disa kohësh në Gjermani po diskutohet se kush do të jetë numri 1 i portës.

Neuer ka vite që është zgjedhja e parë e trajnerit të gjermanisë, Joachim Low, mirëpo paraqitja e shkëlqyer e Ter Stegen ka bërë që të lindi një debat se kush do të jetë portieri i parë i përfaqësuese.

Shumë futbollist kanë folur mbi këtë çështje dhe i fundit që ka komentuar është , Hamit Altintop, i cili ka thënë se ky është debat luksi për kombëtaren gjermane.

“Ky është një problem i këndshëm për Gjermaninë, pasi ka dy portierë të një niveli të lartë”.

“Është problem i mirë. Luksoz madje. Manuel Neuer ndoshta është portieri më i mir, por zgjedhja e dytë është shumë e mirë gjithashtu. Besoj se atmosfera është e këndshme  mes dy portierëve” ka thënë mëtutje ish ylli i Bayern.

Ter Stegen mbrojti portën e Gjermanisë në ndeshjen e fundit ndaj Argjentinës e cila mbarojë në barazim 2-2.

Neuer në anën tjetër ka konfirmuar se situata mes dy portierëve është shumë e mirë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco