Mario Mandzukic arrin marrëveshjen personale me Mancester United

Mario Mandzukic arrin marrëveshjen personale me Mancester United

12:28, 13/10/2019

I lënë jashtë listës nga Juventusi  për Ligën e Kampionëve, Mario Mandzukic e dinte se e ardhmja e tij në Itali ishte e vështirë.

Ai nuk është paraqitur për Juven as në Serie A deri tani këtë sezon, edhe pse bisedimet për të kaluar në Katar dështuan kohë më parë.

Në Itali mediat raportojnë se Mandzukic refuzoi oferta nga klubet e MLS-së sepse dëshiron të qëndrojë në Evropë.

Manchester United ende nuk i ka zëvendësuar Romelu Lukakun dhe Alexis Sanchezin që iu bashkuan Interit, prandaj ka nevojë për një sulmuesi me karakteristika dhe përvojë si Mandzukic.

Sipas Sunday Express, ylli kroat tashmë ka arritur marrëveshjen me Unitedin, por klubi italian nuk po lëshon pe, pasi kërkon që të paguhen plotë 15 milion euro për shërbimet e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco