Rakitic kërkon të largohet në janar, skuadra të njohura shfaqin interes për shërbimet e tij

Rakitic kërkon të largohet në janar, skuadra të njohura shfaqin interes për shërbimet e tij

12:12, 13/10/2019

Ivan Rakitic pas pesë viteve të kaluara si një titullarë i padiskutueshëm, nuk po gjen më hapësira te Barcelona.

Erneste Valverde nuk e preferon më kroatin, në vend të tij luajnë De Jong dhe Arthur Melo, pa harruar edhe Sergi Busquets, Sergi Roberton dhe Arturo Vidal, të cilët kanë lënë Rakitiç të fundit në hierarkinë e mesfushorëve.

E për këtë arsye 31 vjeçari po mendon të largohet nga klubi katalanas., raporton “Sport”. Nëse presidenti Jose Maria Bartomeu e ul çmimin e kartonit të lojtarit, atëherë ai do të largohet që në janar.

Aktualisht Rakitiç ndiqet nga shumë klube europiane si Manchester United, Paris Saint Germain, Juventus dhe Inter, ndërsa pikërisht zikaltrit janë në “pole” për të marrë shërbimet e tij, me Marottën që në janar kërkon t’i japë një tjetër “armë” Antonio Contes.

Zikaltrit e tentuan edhe në verë mesfushorin kroat, por dështimi për të shitur Icardin, Nainggolan dhe Perisiç, bëri që të mungonin paratë e duhura për të paguar kartonin e Rakitiç, që në janar mund të transferohet në Milano me formulën e huazimit me detyrim blerjeje për 40 milionë euro.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco