Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

La grumbullimin me arsyen se ishte sëmurë, futbollisti kombëtares angleze 'kapet mat' në kazino

La grumbullimin me arsyen se ishte sëmurë, futbollisti kombëtares angleze 'kapet mat' në kazino

11:56, 13/10/2019

Si të mos mjaftonte humbja 2-1 ndaj Çekisë , te kombëtarja angleze ka shpërthyer një skandal, e ku protagonist është lojtari i Leicester James Madison.

Ky i fundit u largua nga grumbullim me arsyetimin se ishte sëmurë, mirëpo mbrëmjen e djeshme ai është fotografuar në një nga kazinot e Leicesterit.

 Një gafë e rëndë kjo nga Maddison, i cili rrezikon jashtë mase shumë.

Në Angli, veprime të tilla janë të patolerueshme, pasi konsiderohet mosrespektim i fanellës së Kombëtares. Federata angleze ende nuk ka reaguar për këtë çështje dhe sipas asaj që raportohet nga mediat në ishull, pritet që  të japë edhe një dënim shembullor për mesfushorin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco