VIDEO/ Besart Berisha rikthehet protagonist në Australi, shënon golin e fitores për skuadrën e tij

VIDEO/ Besart Berisha rikthehet protagonist në Australi, shënon golin e fitores për skuadrën e tij

10:48, 13/10/2019

Besart Berisha u rikthye në Australi, pas aventurës një vjeçare në Japoni te skuadra e Sanfrecce Hiroshima.

E ky rikthim për sulmuesin kosovarë ishte i duhuri, pasi shënoi golin e fitores për skuadrën e tij Western United. Ky gol ishte dhe i pari për ekipin e Western në A- League, pasi ata janë debutues në kampionat.

Në minutën e 34-të Berisha iu vodh mjaft mirë mbrojtjes kundërshtare dhe shtyu topin në rrjetë pas një pasimi nga krahu i djathtë i Risdon.

Skuadra e Berishës triumfoi minimalisht 0-1 në transfertë ndaj Wellington, duke e nisur mjaft mirë sezonin.


 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco