Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

E konfirmon Salconi: Messi kthehet muajin e...

E konfirmon Salconi: Messi kthehet muajin e...

10:31, 13/10/2019

Lionel Scaloni trajneri i Argjentinës dha një konferencë për shtyp, përpara ndeshjes më Ekuadorin.

Nga aty tekniku dha lajmin e madh për tifozët.

Scaloni bëri të ditur se Lionel Messi do t’i bashkohet kombëtares së Argjentinës, gjatë grumbullimit të ardhshëm.

Image

Përveç Messi, edhe ylli i Manchester City, Sergio Aguero, pritet të jetë një nga lojtarët që do t’i rikthehet kombëtares latine.

“Messi nuk është këtu për shkak të suspendimit” ka thënë Scaloni fillimisht.

“Sergio Aguero nuk është këtu sepse ai nuk është stërvitur 100% me skuadrën e tij së fundmi. Jam i sigurt se të dy do të kthehen këtu gjatë muajit të ardhshëm” shtoi tutje selektori i Argjentinës.

Argjentina së fundmi luajti baras me Gjermaninë 2:2, në një ndeshje ku e gjeti vetën me dy gola disavantazh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco