Klose tregohet modest: Lewandowski është dhjetë herë më i mirë sesa kam qenë unë

Klose tregohet modest: Lewandowski është dhjetë herë më i mirë sesa kam qenë unë

22:11, 12/10/2019

Miroslav Klose është një golashënues që ka thyer rekorde, mirëpo ai beson se golashënuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski, është dhjetë herë më i mirë sesa që ka qenë gjermani në karrierën e vet.

Klose ka lindur në Poloni, mirëpo ai përfaqësoi Gjermaninë në nivelin ndërkombëtar, duke arritur të shënojë 71 gola në 137 paraqitje, teksa është edhe golashënuesi më i mirë në histori të Kupës së Botës.

Ai gjithashtu ka arritur t’i shënojë 121 gola në Bundesligë gjatë karrierës së tij me Kaiserslautern, Werder Bremenin dhe Bayern Munichun.

Këtë statistikë e ka lënë në hije Lewandowski, i cili i ka shënuar 213 gola në 297 ndeshje të zhvilluara në listën për golashënuesit më të mirë në histori.

“Robert Lewandowski luan pak ngjashëm me mua, por ai është 10 herë më i mirë sesa kam qenë unë ndonjëherë. Ai është sulmues i kompletuar, i përdor të dyja këmbët, është i fuqishëm në ajër dhe ka goditje të mrekullueshme”, ka thënë Klose.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco