Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Ernest Gjoka e nis me fitore të thellë aventurën te Shkëndija e Tetovës

Ernest Gjoka e nis me fitore të thellë aventurën te Shkëndija e Tetovës

21:28, 12/10/2019

Ernest Gjoka merr fitoren e parë në drejtim të Shkëndijës së Tetovës, ku është zyrtarizuar vetë pak ditë më parë.

Skuadra kuqezi mposhti me rezultatin e thellë 4-0 Dritën në miqësoren e zhvilluar në Gjilan.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por kuqezinjtë tetovarë u shfaqën dominues në fraksionin e dytë, duke e tundur plot katër herë rrjetën kundërshtare.

Stafi teknik në këtë duel bëri ndryshime të shumta në formacion, ndërsa mundi të llogariste emra të tillë si Bejtullai, Radeski, Zejnullai dhe Sadriu.

Një test mjaft i rëndësishëm ky për Gjokën në kuadër të përgatitjeve për sfidën e 18 tetorit në Tetovë kundër Akademija Pandev.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco