Eliminatoret EURO 2020/ Fitore e ‘artë’ e Danimarkës me Zvicrën

Eliminatoret EURO 2020/ Fitore e ‘artë’ e Danimarkës me Zvicrën

20:08, 12/10/2019

U luajtën pasditen e sotme disa prej ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e EURO 2020.

Bosnje-Hercegovina fitoi pastër në shtëpi, me shifrat 4-1 përballë Finlandës.

Dopjeta e Miralem Pjanic, si dhe golat e Hajrovic dhe Hozdic, i dhanë 3 pikët Bosnjës, ndaj rivalit për vendin e dytë në Grupin J.

Tashmë ekipi ballkanas mban vendin e tretë me 10 pikë, ndërsa Finlanda numëron 12 pikë në vendin e dytë.

Danimarka prodhoi një surprizë absolute, teksa mposhti minimalisht 1-0 Zvicrën në shtëpi.

Goli i shënuar nga Jusuf Poulsen në minutën e 84-t, i dha 3 pikë mjaft me vlerë danezëve, që pas 6 ndeshjesh e shohin veten në vendin e dytë me 12 pikë, ndërsa Zvicra mbetet e treta në kuotën e 8 pikëve, edhe pse me një ndeshje më pak.

Takimi tjetër në këtë grup u mbyll në barazim 0-0 mes Gjeorgjisë dhe Irlandës.

Ndërkohë, në sfidën tjetër të zhvilluar në orën 18:00, fitore shënoi edhe Rumania, 0-3 në transfertë përballë Ishujve Faroe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco