Vidal i fiksuar pas Championsit: Ky është viti i Barcelonës

Vidal i fiksuar pas Championsit: Ky është viti i Barcelonës

19:42, 12/10/2019

Arturo Vidal nuk i merr në konsideratë zërat e vazhdueshme të merkatos. Mesfushori kilian e sheh të ardhmen e tij vetëm në Barcelonë, ku dëshiron të fitojë trofeun më të rëndësishëm për klube.

“Është vërtetë që Championsi është objektivi që ndjek dhe që e kam fiksuar në kokë. Ëndërroj finalen e Stambollit dhe jemi gati për ta arritur. E dimë që ky mund të ketë viti ynë. Jam në një klub i cili ka nevojë për këtë trofe”, tha Vidal.

Pas një verë gjatë së cilës emri i tij mbushi faqet e gazetave me lajme rreth merkatos, Vidal u zhbllokua në Champions ndaj Interit.

Një shaka e fatit, sepse klubi zikaltër e kërkoi me ngulm vitin e fundit.

“Nuk e di nëse isha unë ai që ndryshoi lojën, por ndihesha shumë mirë dhe si zakonisht u mundova të jepja maksimumin për të ndihmuar shokët. Më pëlqyen edhe lëvdatat e tyre, më bënë krenarë, sidomos fjalët e Messit, që është kapiteni ynë”, shtoi mesfushori.

Skuadrat që dëshirojnë shërbimet e tij duhet ta “flenë mendjen”.

“Jam i lumtur këtu, kam ardhur për të fituar dhe për të patur një rol thelbësor, sikurse ka ndodhur gjithmonë në karrierën time. Nuk mendoj të ndërroj skuadër sa herë hapet merkatoja. Nëse klubi dhe trajneri më thonë se duhet të largohem, ky është diskutim tjetër”, përfundoi Arturo Vidal.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco