Erdogan telefonoi turqit pas fitores dramatike me Shqipërinë

Erdogan telefonoi turqit pas fitores dramatike me Shqipërinë

19:20, 12/10/2019

Kombëtarja e Turqisë mori një fitore të rëndësishme për vazhdimësinë dhe kualifikimin në Europian përballë Shqipërisë.

Edhe pse ndeshja ishte mjaft e barabartë, ndërsa kuqezinjtë patën rastet e tyre, në fund vendasit përfituan edhe nga një mosmarrëveshje në mbrojtje mes Ismajlit dhe Strakoshës.

Ndërkohë, në fjalën e tyre pas ndeshjes, lojtarët por edhe trajneri i Turqisë, treguan mbështetje për trupat ushtarake të cilat kanë vendosur të ndërmarrin një aksion në Siri.

Këtë e treguan edhe në festimin e golit të fitores, teksa u rreshtuan dhe përshëndeten në mënyrë ushtarake.

Kështu, autori i golit të fitores Xhenk Tosun u shpreh se futbollistët e Kombëtares janë të rëndësishëm, por ushtarët janë akoma më të rëndësishëm.

Ndërkaq, fjalët për ushtrinë turke nuk i kurseu as trajneri Gunes. “Është falë tyre që mund të flemë të qetë në shtëpitë tona”, tha Gunes.

Ndërkaq, pas ndeshjes, menjëherë në dhomat e zhveshjes, presidenti Erdogan nëpërmjet një lidhje telefonike ka uruar lojtarët për suksesin dhe ka komunikuar me trajnerin dhe kapitenin Emre Belozoglu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco