Ndodhet në listën e pritjes së Kombëtares, Uzuni shënon në miqësore

Ndodhet në listën e pritjes së Kombëtares, Uzuni shënon në miqësore

18:38, 12/10/2019

Myrto Uzuni vazhdon të dhurojë paraqitje mjaft të mira tek Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci.

Pasi u la në listën e pritjes nga trajneri Edi Reja për ndeshjet e Kombëtares, sulmuesi kuqezi ka shënuar ditën e sotme në miqësoren që ekipi i tij, zhvilloi përballë Sibenik, e që përfundoi me fitoren 1-2 të Lokomotivës.

Myrto Uzuni ishte ai që zhbllokoi shifrat e takimit, ndërsa e kishte nisur edhe si titullar takimin.

Goli i beratasit, u barazua nga Sibenik në minutën e 80-të, por vetëm 5 minuta më vonë Lokomotiva shënoi edhe të dytin me Karaçiç.

Përveç këtij goli në miqësore, Uzuni ka gjetur rrugën e rrjetës edhe në kampionat apo duke dhënë asiste në Kupë për ekipin kroat, dhe ndoshta grumbullimi i tij me Kombëtaren do të kishte qenë një forcë më shumë për repartin e sulmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco