Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Mario Mandzukic gjithnjë e më larg Juventusit

Mario Mandzukic gjithnjë e më larg Juventusit

17:52, 12/10/2019

Jashtë listës së Championsit dhe prej kohësh emri e tij nuk ndodhet as në listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidat e kampionatit.

Mario Mandzukic është zhdukur nga radarët prej gati 1 muaji dhe tashmë duket se nuk ka më kthim pas.

Me shumë gjasa do t’i japë lamtumirën Juventusit gjatë merkatos së janarit.

Më herët sulmuesi refuzoi disa oferta që kishin ardhur drejt tij më konkretisht nga Katari, teksa tashmë duket se nuk do të përsëritet e njëjta gjë.

Situata e Mandzukic te bardhezinjtë ka marrë një drejtim të çuditshëm, pasi për Allegrin kroati ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm, i cili ka dhënë një kontribut te madh në sukseset që ka korrur “Zonja e Vjetër”, por pavarësisht fakteve për teknikun aktual të kampionëve të Italisë, Maurizio Sarri, sulmuesi nuk shihet me si një njeri thelbësor për skemat e ekipit.

Në janar kroati mund të transferohet te Manchester United, me Juventusin që do të përpiqet të shfrytëzojë sulmuesin për të provuar rikthimin e Pogba në Torino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco