Stefano Pioli e nis me fitore te Milani

Stefano Pioli e nis me fitore te Milani

16:49, 12/10/2019

Stefano Pioli ka nisur punën si trajneri i Milanit, ku mori vendin e të larguarit Marco Giampaolo.

Tekniku i ri i kuqezinjve kërkon të shikojë gjendjen e skuadrës dhe sot ka zhvilluar një miqësore me skuadrën e të rinjve të Milanit.

Pioli kishte aktivizuar nga fillimi, Reina, Konti, Kaldara, Muzakio, Hernandez, Breshianini, Bilja, Sala, Kastijeho, Borini dhe Bonaventura.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 4-0 në favor të skuadrës së parë, teksa Breshianini shënoi një tripletë dhe goli tjetër u shënua nga Borini.

Kjo ndeshje ishte testuese për Piolin, për të parë gjendjen e lojtarëve që ai do të drejtojë për pjesën tjetër të sezonit.

Në këtë ndeshje me ekipin nuk ishin të gjithë lojtarët, pasi disa prej tyre janë me kombëtaret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco