Federata e dënon, trajneri shfaqet i habitur: Çudi, se unë të sharat i bëj shqip!

Federata e dënon, trajneri shfaqet i habitur: Çudi, se unë të sharat i bëj shqip!

15:40, 12/10/2019

Nuk do ta drejtojë skuadrën e tij në ndeshjen e sotme pasi u dënua nga federata. Trajneri i Comos, Marco Banchini, u dënua me një ndeshje pezullim nga Disiplina, për shkak të ofendimeve ndaj gjyqtarit.

Ndërkohë në një prononcim për “laprovinciadicomo.it”, tekniku 39-vjeçar shprehet i habitur në lidhje me këtë vendim, teksa zbulon se ofendimet i bën shpeshherë në gjuhën shqip dhe në dialekt argjentinas, teksa e ka konsideruar si të pakuptimtë dënimin e tij.

Po çfarë e lidh Banchinin me Shqipërinë dhe me gjuhën shqipe? Për të gjithë ata që nuk e kujtojnë, italiani ka qenë trajner i Teutës në sezonin 2013-2014, si dhe ndihmës trajner i Ramadan Ndreut dhe Eugent Zekës te skuadra e Laçit, në sezonin 2015-2016.

    Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Banchini duket se ka përvetësuar më së miri të sharat, të cilat duket se po i hyjnë në punë edhe në tokën italiane.

    “Unë gjithmonë iu kam thënë futbollistëve që të mos protestojnë te gjyqtari sepse është vetëm humbje energjie, kështu që edhe unë e shmang diçka të tillë. Zakonisht, edhe futbollistët e dinë që kur them ndonjë fjalë të pistë, e them shqip ose me dialekt argjentinas, e kam në natyrën time.

    Çfarë ndodhi është e çuditshme sepse unë as gjatë ndeshjes nuk u qortova nga gjyqtari. Ndoshta kanë dëgjuar disa nga fjalët që unë kam thënë nga pankina”, u shpreh trajneri italian.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco