Endri Çekiçi u la jashtë kombëtares për dy ndeshjet e fundit. Por megjithëse nuk është grumbulluar futbollisti pogradecar , vijon të tregojë që është në formë të mirë.
Ditën e sotme Çekiçi ishte protagonist për skuadrën e tij Olimpja Lubjana në barazimin ndaj italianëve të Bolonjës.
22 vjeçari i rikthyer nga dëmtimi është aktivizuar në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 1-1. Italianët kanë realizuar edhe golin e dytë, ndërkohë që ka qenë pikërisht mesfushori shqiptar ai që ka shënuar golin e barazimit.
Çekiçi ka realizuar një gol mjaft të bukur, duke stopuar fillimisht topin me gju e më pas duke gjetur cepin e portës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: