VIDEO/ Futbollisti feston si i çmendur, VAR i anulon golin

VIDEO/ Futbollisti feston si i çmendur, VAR i anulon golin

14:46, 12/10/2019

Që me futjen e VAR, çdo gol festohet nga futbollistët me ankthin dhe frikën se mos anulohet nga sistemi.

Pikërisht, VAR është bërë protagonist edhe ditën e sotme, pasi ka anuluar një gol në derbin e Australisë mes Melbourne Victory dhe Melbourne City. Ajo çfarë ishte e veçantë në këtë gol të anuluar ishte festa e pabesueshme e Kamsoba.

Mesfushori shënoi për Victory në minutën e 56-të dhe festoi në mënyrë mjaft të veçantë, por pak sekonda më pas gjyqtari i takimit ndali gjithçka për ta anuluar golin si pasojë e një pozicioni të parregullt.

Vlen për t'u përmendur që në këtë sfidë debutoi edhe Migjen Basha, i cili u aktivizua në minutën e 85-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco