Real dhe Man United 'hidhen në sulm' për të përfituar shërbimet e lojtarit të Salzburg-ut

Real dhe Man United 'hidhen në sulm' për të përfituar shërbimet e lojtarit të Salzburg-ut

13:54, 12/10/2019

Real Madrid di të godas gjithmonë me blerjen e lojtarëve cilësorë.

Së fundmi ekipi madrilen po interesohet për sulmuesin norvegjez të Salzburgut , Erling Haland.

“Los Blancos” interesohet për 19 vjeçarin, pasi në këtë sezon ai ka shkëlqyer me fanellën e klubit austriak.

Haland ka shënuar 18 gola në 11 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Siç raporton “As”, Reali nuk është e vetmja skuadër që dëshiron sulmuesin, pasi është edhe Manchester United në garë për të.

Madje raportohet se anglezët janë gati të bëjnë një “çmenduri” financiare në merkato.

Haland ra në sy, në ndeshjen ndaj Genkut në Ligën e Kampionëve, ku shënoi tri gola.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco