De Ligt ka mentalitetin e Ronaldo-s, Van Der Sar: Shokët e kanë ndihmuar të ambientohet te Juventus, por sërish ka...

De Ligt ka mentalitetin e Ronaldo-s, Van Der Sar: Shokët e kanë ndihmuar të ambientohet te Juventus, por sërish ka...

13:25, 12/10/2019

Ish-portieri holandez, tashmë në cilësinë e drejtuesit të klubit të Ajax, Edwin Van Der Sar, nëpërmjet një interviste dhënë për “ESPN” ka komentuar cilësitë e mbrojtësit të Juventus, Matthijs de Ligt, madje duke e krahasuar atë më të jashtëzakonshmin Cristiano Ronaldo.

Image

“Ai ka mentalitetin e dikujt që gjithmonë përpiqet të përmirësohet dhe dëshiron të jetë më i miri në botë. Unë kam parë disa lojtarë si ai në karrierën time dhe njëri prej tyre luan me të te Juventusi, Cristiano Ronaldo”, shprehet Van De Sar.

Image

Më tej ai shton: “Unë kam luajtur me Ronaldon te Junajtid dhe kam parë se De Ligt ka të njëjtën dëshirë për të punuar dhe për të qenë më i miri nga të gjithë. Ai dhe De Ligt kanë të njëjtin vullnet dhe të njëjtën uri. Ai është vetëm 19 vjeç, ishte fantastik te Ajaksi, ishte shkëmbi ynë. Shënoi gola të rëndësishëm. Në Itali duhet të mësojë një gjuhë të re, shokët e kanë ndihmuar të ambientohet në ekip, por sërish ka shumë presion”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Fred GjOKA12/10/2019 17:54

De Gafa.. Nëse futbolli personifikohet me De Ligt dhe qenja një alias Ronaldo, unë ahera qenkësh një alien..! ma va fa...

Shto koment

Denonco