VIDEO/ Tifozët anglezë shkaktojnë trazira të mëdha në Pragë

VIDEO/ Tifozët anglezë shkaktojnë trazira të mëdha në Pragë

13:04, 12/10/2019

Plot 14 tifozë të anglisë u arrestuan nga policia çeke, pas përplasjeve të ndodhura në qytetin e Pragës.

Çekia luajti me Anglinë, mbrëmjen e djeshme dhe fitoi 2-1, por tifozët anglezë ishin prezentë në Pragë shumë më përpara se sfida të niste. Ata ishin të dehur dhe nisën të godisnin forcat policore, të cilët u kundërpërgjigjën me gaz lotësjellës.

Nga përplasjet një tifoz anglez mbeti i plagosur dhe u dërgua menjëherë në spital. Ndërkohë dëmtime të shumta pësuan dhe dyqanet pranë.

Situata më vonë u qetësua dhe tifozët kanë hyrë në stadium, për të parë ndeshjen që kombëtarja e tyre humbi nga çekët.

     


     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco