Insigne: Tifozët duhet të qëndrojnë pranë meje, për këtë fanell do të vrisja dhe veten

Insigne: Tifozët duhet të qëndrojnë pranë meje, për këtë fanell do të vrisja dhe veten

12:32, 12/10/2019

Lorenzo Insigne me siguri nuk po përjeton një fillim pozitiv të sezonit me Napolin. Sulmuesi ka humbur shkëlqimin e viteve të kaluara dhe, gjithashtu, ka pasur disa probleme me Carlo Ancelotti (në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve, kundër Genk, ai u dërgua në tribunë).

Futbollisti i Napolit foli për “Rai Due”, dha një intervistë për “Dribbling”, e cila do të transmetohet e plotë sot, në orën 13:30. 

"Il Corriere dello Sport" ka publikuar disa pjesë të intervistës, paraprakisht: "Napoletanët nuk më kuptuan. Për disa dukem mendjemadh. Mendoj se ata kanë një imazh të ndryshëm nga cili jam në të vërtetë.

Image

Kushdo që mendon kështu, shpresoj shumë që ta ndryshojë mendimin. Iu kërkoj të gjithë fansave që të qëndrojnë pranë meje. Sepse, unë do ta vrisja veten për këtë fanellë".

Ky është mendimi i Lorenzo Insigne, i cili kërkon të mirëkuptohet. Më tej, lojtari flet edhe për marrëdhëniet me trajnerin Ancelotti: "Midis nesh vendos karakteri.

Na ndodh që të grindemi, por Carlo mbetet një trajner i shkëlqyeshëm dhe shpresoj të fitoj me të. Asnjëherë nuk ka ndodhur, qysh kur stërvit Napolin, që të imponojë ndonjë rol ndaj meje.

Ndonjëherë, kur lodhem më shumë, ose nervozohem gjatë stërvitjes, mund të më ndodhë të reagoj, por këto janë gjëra që përfundojnë aty dhe mund të ndodhin në futboll. Gjithashtu, ka ndodhur shpesh që të bëj shaka me trajnerin".Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco