Beckham bëhet agjent lojtarësh, zgjedh futbollistin me të cilin do ta nisë karrierën

Beckham bëhet agjent lojtarësh, zgjedh futbollistin me të cilin do ta nisë karrierën

11:37, 12/10/2019

Të sShtunën e 18 majit të vitit 2013, David Beckham u zëvendësua për herë të fundit në stadiumin “Park Princes”, duke i dhënë kështu fund karrierës së tij si një lojtar profesionist. Që atëherë, ish-ylli i Real Madridit dhe Manchester United nuk ka reshtur së menduari për top-in. 

Së fundmi Beckham po mendon që të bëhet agjent lojtarësh, dhe për më tepër e ka në mendje lojtarin me të cilin do ta nisi këtë karrierë.

Image

Që nga shtatori i këtij viti 44 vjeçari i ka hapur dyert e agjencisë, dhe po kërkon që pjesë të menaxhimit të tij të ketë yllin e PSG, Kilian Mbappe, raporton “Daily Mail”.

Mbappe pavarësisht se po kalon një super formë te parisientë, nuk po arrin dot ta fitojë Champions League, dhe nga mediat raportohet se ai dëshiron të transferohet tek Real Madrid.

E këtë dëshirë të kampionit të botës nuk mund ta plotësonte askush tjetër përveçëse,David Beckham-it, i cili më parë ka qenë pjesë e të dyja skuadrave dhe ruan raporte të mira me të dy presidentët.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco