Dalja e gabuar e Strakoshës, reagojnë ‘Tifozat Kuq e Zi’

Dalja e gabuar e Strakoshës, reagojnë ‘Tifozat Kuq e Zi’

10:25, 12/10/2019

Kombëtarja Shqiptare humbi me rezultatin 1-0 ndeshjen ndaj Turqisë, e vlefshme për eliminatoret e Evropianit EURO2020. Dalja e gabuar e Thoma Strakoshës solli dhe golin e vetëm  të këtij takimi.  Gardiani shqiptar nuk u mor vesh me mbrojtësin Ismajli, duke dal blof, teksa sulmuesi i Turqisë, Tosun, nuk fali me portën e boshatisur

Kjo humbje, e bën tashmë të pamundur rrugën e Shqipërisë për një kualifikim në Europë, ndërkohë që të hënën luan sërish dhe tashmë pret të lejë pas këtë ndeshje

Pas takimit, Strakosha doli i përlotur nga stadiumi dhe tepër i mërzitur duke e marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë e humbjes. Pas ndeshjes, ai pranoi se gaboi kur skuadra kishte më shumë nevojë për të dhe natyrisht, ajo ndeshje nuk ishte ndeshja që ai vetë dëshironte.

Ndërkohë, të shumta janë komentet karshi Thomas Strakoshës i cili ka gjetur mbështetje nga tifozeria dhe shokët e skuadrës. Portieri kuqezi, është përshëndetur edhe nga tifogrupi “Tifozat Kuq e Zi” ku emri i tij, i postuar me një zemër në fund lë të kuptohet se nuk ka zemërim për portierin e Lacios.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco