Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Strakosha: Nuk e ëndërroja fare këtë moment, shpresoj që...

Strakosha: Nuk e ëndërroja fare këtë moment, shpresoj që...

08:37, 12/10/2019

Thomas Strakosha ishte ai që gaboi në minutën e fundit, duke “u dhuruar” golin e fitores turqve, ndërsa pas përfundimit të takimit u pa i përlotur, por gjeti menjëherë mbështetjen dhe ngrohtësinë e shokëve të skuadrës.

Në një intervistë Strakosha u shpreh se nuk e ëndërronte këtë gjë dhe se shpreson te kthimi i rezultateve në ndeshjen e radhës.

Jeni i mërzitur, por nuk ishte mbrëmja që ëndërroje…

Nuk e ëndërroja fare. Ekipi ka luajtur mirë. Kishin nevojë për mua në fund, nuk e ndihmova. I mërzitur shumë, por shpresoj t’ia dalim në ndeshjen e radhës.

Çfarë të thanë shokët?

Erdhën dhe më folën mirë të gjithë. Jemi një ekip. Tani unë jam 24 vjeç, dhe kam më shumë ekspriencë. Nuk duhen bërë këto gabime. Mund të jetë gabimi i parë i fortë, por më vjen keq që ndodhi me Kombëtaren. Fola me Foton, e di dhe ai që gabova. Edhe babit i ka ndodhur, por duhet të shohim përpara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco