EURO2020/ Njihuni me rezultatet e ndeshjeve, ka surpriza

EURO2020/ Njihuni me rezultatet e ndeshjeve, ka surpriza

23:01, 11/10/2019

U luajtën mbrëmjen e sotme 7-të sfidat e vlefshme për eliminatoret e Evropianit 2020, ku nuk munguan rezultatet surprizë.

Shqipëria humbi me rezultatin 1-0 ndeshjen ndaj Turqisë. Kjo ishte një sfidë e rëndësishme ku duheshin tre pikët por kuqezinjtë u mposhtën në minutat e fundit të takimit.

Bie në sy dhe fitorja e Çekisë ndaj Anglisë me rezultatin 2-1. Fitorja e çekve komplikon disi dhe pozitat e Kosovës, e cila kërkonte vendin e dytë në këtë grup.

Surprizë ka qenë dhe fitorja e Andorras, e cila i mori 3 pikët Moldavisë dhe duke e barazuar këtë të fundit në grupin tonë.

Fitore arritën dhe Franca, Portugalia dhe Ukraina

Më poshtë mund të shihni të gjitha rezultatet e sotme.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco