Sakrifica e Emre, kapiteni i Turqisë luan me gjilpëra

Sakrifica e Emre, kapiteni i Turqisë luan me gjilpëra

21:08, 11/10/2019

Kapiteni i Turqisë, Emre Belezoglu, ka hyrë sot në fushën e lojës në ndeshjen kundër Shqipërisë duke mos dëgjuar këshillën e mjekëve të ekipit kombëtar. Sipas mediave turke, ai po luan sot me injeksion kundër dhimbjeve, pasi ka pasur një dëmtim dhe për këtë arsye është stërvitur veçmas për pjesën më të madhe të javës.

Por kapiteni dëshironte të luante me çdo kusht ndaj kuqezinjve, e për këtë arsye ka vendosur të sakrifikojë, edhe pse mjekët i kanë thënë që përsëritja e një dëmtimi duke luajtur me gjilpërë mund t’i afronte fundin e karrierës.

“Nëse nuk do të jem në këtë ndeshje, nuk ka të ardhme”, mësohet të kenë qenë fjalët e Emre i cili ka vendosur të sakrifikoj gjithçka për të luajtur me ekipin kombëtar një ndeshje që mund të jetë vendimtare për ecurinë e mëtejshme të dy ekipeve drejt Euro 2020.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco