Duka zbulon dëshirën e Rejas për ndeshjen me Turqinë

Duka zbulon dëshirën e Rejas për ndeshjen me Turqinë

20:27, 11/10/2019

Mbrëmjen e sotme do të luhet në stadiumin “Sukru Saracoglu” të Stambollit sfida tepër e rëndësishme e Grupit H mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Presidenti i FSHF, Armand Duka, foli për “Supersport” para fillimit të kësaj sfide.

Duka tregoi se ndaj Turqisë konsiderohet si një finale, për faktin që Shqipëria kërkon të luajë çdo shans edhe pse minimal, ndërsa tregoi edhe dëshirën e Rejas kur fryu dje qirinjtë e tortës së ditëlindjes, si edhe siguroi se me Francën do inaugurohet stadiumi i ri Kombëtar.

E konsideroni finale ndaj Turqisë?

Çdo ndeshje e kombëtares ka rëndësi, po ashtu edhe kjo. Për ne, ekziston edhe një shpresë nëse marrim rezultat pozitiv sot. Edhe pse kualifikimi është shumë pak i mundshëm, duhet t’i luajmë të gjitha kartat në këtë atmosferë të zjarrtë. Më shumë ka turq, por edhe ato do i japin kurajo ekipit tonë.

Jemi treguar miqësor me turqit këtu. A ishte surprizë që pati problematika në fillim të ndeshjes?

Ne jemi munduar që të organizojmë gjithçka në mënyrën më të mirë, por federata turke ka zbatuar disa ligje që ka vendosur qeveria turke për sendet në stadium.

Do doje një mbrojtje të mrekullueshme sot, apo një dyshe sulmi që të shënonte?

E vështirë të thuash çfarë dua të zgjedh në futboll. Nëse nuk funksionojnë mirë, as nuk shënon dot, as nuk barazon dot.

4 vite më parë, kualifikoheshim me Armeninë…

Patjetër që është ditë e rëndësishme, sepse na ka zyrtarizuar pjesëmarrjen në Euro 2016. Uroj të jetë me fat edhe dita sot. Ekipi ka besim edhe sot, por do i tregojë fusha.

Dëshira e Rejas kur fryu qirinjtë…

Më tha se nuk mund të ketë dëshirë tjetër, veçse të fitojë ndeshjen e radhës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco