Ndryshimet në formacion/ Salihi sqaron zgjedhjet e Rejës

Ndryshimet në formacion/ Salihi sqaron zgjedhjet e Rejës

20:15, 11/10/2019

Ndihmësi i Edi Rejës dhe njëkohësisht ish-bomber i Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, ishte në një lidhje direkte me emisionin “Kuqezi” në Supersport, ku shpjegoi formacionin e përzgjedhur dhe foli për dëmtimin e Kumbullës.

Pse Veseli dhe jo Roshi?

Jemi munduar të mos ndërrojmë asnjë lojtar nga ndeshja e fundit ndaj Islandës, ku bëmë shumë mirë. Dëmtimi i Hysajt sigurisht që peshon, por vendosëm për Veselin, pasi na ofron më shumë garanci në prapavijë, ndërsa Roshi mund të bëjë diferencën edhe duke u nisur nga stoli. Gjithashtu në krahun e majtë kemi Lenjanin që shtyn shumë dhe nuk e kemi luksin të luajmë me të dy krahët që avancojnë.

Si është gjendja e Kumbullës?

Ai erdhi me një dëmtim në shpatull dhe është munduar të stërvitet me skuadrën, por nuk ia ka dalë, ndaj vendosëm ta lëmë pushim sot. Besoj që nga nesër do fillojë të stërvitet normalisht dhe të urojmë që do ketë mundësi të luajë ndaj Moldavisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco