Casemiro tregon bisedën e veçantë që pati me trajnerin Zidane

Casemiro tregon bisedën e veçantë që pati me trajnerin Zidane

19:47, 11/10/2019

Futbollisti brazilian Casemiro, nuk e pati aspak të lehtë, kur në drejtim të Real Madrid erdhi Zinedine Zidane.

Mesfushori 27-vjeçar ishte i shqetësuar që nuk po luante me Zidanin në ndeshjet e para dhe ka folur edhe për agresivitetin në fushë; “Nuk më intereson nëse është minuta e 12 apo 90, gjithmonë shkoj për top sikur të ishte pjatë me ushqim”.

Casemiro foli edhe për ditët e para me Zinedine Zidane.

“Më kujtohet, kur Zizu erdhi, nuk luajta në pesë ndeshjet e para, edhe pse fliste mirë për mua. Më pas, shkova në zyre dhe i thash; ‘Trajner, jemi në janar dhe dua të luaj rol të rëndësishëm. Dua të luaj’. Më kujtohet shumë mirë kur ai mu kthye me fjalët: ‘Casi, qetësohu, kur të nisësh të luash futboll s’do të ndalesh më pas së luajturi”.

Në janar dhe shkurt, në nëntë ndeshjet e para të Zidane, Casemiro luajti 21 minuta; 20 kundër Espanyol më 31 janar dhe një tjetër në fund në Champions kundër Romës. Por marsi erdhi dhe Casemiro filloi të zë vend në 11-she dhe siç Zidane kishte parashikuar, ai u bë i pazëvendësueshëm për trajnerin e tij. Ai ka luajtur 123 ndeshje me francezin, (113 se startues), të ndara në 10,024 minuta.

Në total, Casemiro ka bërë 189 ndeshje me Realin, ka shënuar 20 gola.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco