Koulibaly flet mbi sulmet raciste në stadiume: Idiotët që bërtasin në stadiume, nuk do ta...

Koulibaly flet mbi sulmet raciste në stadiume: Idiotët që bërtasin në stadiume, nuk do ta...

18:54, 11/10/2019

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, ka qenë disa herë viktimë e sulmeve raciste në stadiumet italiane.

Së fundmi Koulibaly dha një intervistë për L’Eqiupe, ku foli dhe mbi këtë temë.

28 vjeçari u shpreh se ata janë disa idiotë dhe nuk do ta bënin kurrë atë përballë tij.

"Idiotët që bërtasin buuu në stadiume, nuk do ta bënin dot kurrë po të ishim përballë meje", ka thënë Koulibaly.

“Të gjithë thonë se Italia është një vend racistësh, se të huajt ngurrojnë të vijnë këtu për shkak të kësaj. Unë mund të them se Napoli është një gjë tjetër, unë ndihem shumë mirë, familja ime është pritur shumë mirë ".

“Edhe miqtë e mi ndihen shumë mirë, kur vijnë të më takojnë. Largimi nga futbolli italiani do të thoshte t'i jepja atyre".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco