Itali-Greqi/ Mancini ka vetëm një dyshim për formacionin

Itali-Greqi/ Mancini ka vetëm një dyshim për formacionin

18:37, 11/10/2019

Roberto Mancini ka folur në prag të ndeshjes që Italia do të luajë ndaj Greqisë në “Olimpico” të Romës, ku “të kaltrit” mund të sigurojnë edhe matematikisht një vend për në Kampionatin Europian 2020, në rast se ia dalin të marrin 3 pikët.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, të cilën duhet ta fitojmë, pasi Europiani na mungon prej shumë kohësh dhe këtë herë duhet të tentojmë triumfin. Ka ende shumë kohë për të menduar për ‘Katar 2022’, pasi fillimisht kemi ndeshjet eliminatore dhe pastaj Kampionatin Europian”, deklaroi Mancoi.

“Për formacionin thuajse e kam ndarë mendjen. Kam dyshime vetëm për njërin mes Barellës dhe Bernardeschit, por do ta vendos para ndeshjes”, tha trajneri i Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco