Sarri gjen zëvendësuesin e Alex Sandros

Sarri gjen zëvendësuesin e Alex Sandros

18:30, 11/10/2019

Juventusi shfaq interes për Emerson Palmieri, një ish-lojtar i Romës, që tashmë është pjesë e Chelsea në Premier League. Sipas tabloidit britanik “Daily Express”, në fakt, trajneri i bardhezinjve, Maurizio Sarri, që e drejtoi atë sezonin e kaluar, e pëlqen si alternativë të Alex Sandro.

Braziliani aktualisht është mbrojtësi i vetëm i majtë në skuadrën e Juves, dhe duke pasur parasysh që skuadra do të angazhohet në disa fronte, do të jetë i nevojshëm një zëvendësues. 

Italo-braziliani mbërriti te Chelsea nga Roma sezonin e kaluar dhe pas një fillimi “të heshtur”, e fitoi vendin në formacionin e parë, duke spostuar Marcos Alonso. Ai e ndihmoi skuadrën blu të arrinte vendin e tretë në Premier League dhe të fitonte Ligën e Europës, sezonin e kaluar.

Blutë e Londrës, megjithatë, nuk do të dëshironin të hiqnin dorë prej tij, pasi ka fituar edhe besimin e trajnerit të ri, Frank Lampard. Klubi do t'i ofrojë atij një kontratë të re 5-vjeçare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco