Formula 1/ Tajfuni në Japoni ndryshon axhendën e garave  të Çmimit të Madh të Suzukës

Formula 1/ Tajfuni në Japoni ndryshon axhendën e garave të Çmimit të Madh të Suzukës

18:17, 11/10/2019

Mëngjesin e sotëm janë zhvilluar edhe dy sesionet e para të provave të lira të Çmimit të Madh të Suzukës në Japoni, të cilat janë dominuar nga pilotët e Mercedes, me Valteri Bottas që vendosi kohën më të mirë, i ndjekur nga kampioni në fuqi i botës, Lewis Hamilton.

Vendi i tretë shkoi për pilotin e Red Bull, Max Verstappen, ndërsa makinat Ferrari duhet të kënaqen vetëm me kohën e katërt dhe të pestë më të mirë, të vendosura përkatësisht nga Leclerc dhe Vettel.

Image

Ndërkohë, sesioni i tretë i provave të lira nuk do të zhvillohet fare, ndërsa është vendosur që gjatë ditës së shtunë pista e Suzukës të jetë e mbyllur dhe provat zyrtare, që do të përcaktojnë edhe renditjen e garës, të zhvillohen të dielën në mëngjes.

Kjo për shkak të taifunit Hagibis, që pritet të ketë intensitetin maksimal mbi Japoni ditën e nesërme dhe drejtuesit e garës kanë vendosur që të mos rrezikojnë as jetën e pilotëve dhe as atë të ndjekësve.

Ky tajfun parashikohet të jetë më i forti i vitit në Japoni dhe një ndër më të fortët e viteve të fundit, teksa ditën e shtunë pritet të sjellë reshje të shumta shiu dhe erë të fortë, ndërsa të dielën pritet normalizimi i situatës.

Gara është programuar të startojë të dielën në orën 10:00 (ora 3 e mëngjesit në Shqipëri), ndërsa rreth dy orë më para do të zhvillohen edhe provat zyrtare, që do të përcaktojnë edhe renditjen e pilotëve në vijën e startit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco